970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasada britanike mirëpret vendimin e Thaçit për mandatim të Kurtit për kryeministër

Ambasada britanike mirëpret vendimin e Thaçit për mandatim të Kurtit për kryeministër

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka mirëpritur dekretimin e Albin Kurtit nga presidenti Hashim Thaçi, për formimin e Qeverisë së re.

Në një njoftim të ambasadës britanike, thuhet se votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment

“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Thaçi të Albin Kurti si kandidat për Kryeministër, për të formuar një Qeveri të re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment.
Shpresa dhe dëshira e tyre për ndryshim, e shprehur në mënyrë të qartë më 6 tetor, meriton të respektohet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej ambasada britanike ka kërkuar nga politikanët që të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një Qeverie që pasqyron dëshirat e votuesve.

“Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre tani duhet të tregojnë guxim dhe kreativitet në formimin e një qeverie që pasqyron dëshirat e votuesve. Ne bëjmë thirrje për përparim të shpejtë në negociata, në një frymë tolerance dhe partneriteti”, thuhet në njoftim.

Related posts