
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, minuta më parë ka publikuar një video ku flet për propozimin e VV-së që i ka dërguar gjatë ditës së sotme Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ku VV propozon Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Në këtë video Kurti ka folur, siç ka thënë ai, çlirimin e Kuvendit nga kapja, duke e quajtur liderin e PDK-së dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin, si Pronto kryeparlamentari, raporton “Front Online”.
“E kemi çliruar nga kapja udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari, që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri Glauk Konjufca”, shprehet Kurti në video. Ai madje ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do t’i takoj edhe përfaqësuesit e pakicave.