970×90
970×90
970×90
970×90

Lista Serbe “Ultimatum” për formimin e Asociacionit

Lista Serbe “Ultimatum” për formimin e Asociacionit

Nëse Prishtina zyrtare dhe Perëndimi nuk e formojnë Asociacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe deri më 20 prill, atëherë këtë do ta bëjnë vetë përfaqësuesit serbë edhe me çmimin se do të arrestohen.

Kjo është porosia nga mbledhja e kryetarëve dhe këshilltarëve të dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila u mbajt në Mitrovicën Veriore.

Mbledhja ka pasur dy çështje në rend dite: e parë ishte ajo për situatën politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës dhe e dyta lidhur me raportimin e kryetari të Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me presidenti e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Mbledhjes i janë përgjigjur 120 këshilltarë të komunave nga 152 sa janë gjithsej.

Ministri i Administrimit të Pushteti Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq u tha të pranishmëve se “popullit serb të Kosovës do t’iu ndihmojë Serbia dhe Zoti”.

Ai ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ‘është çështje politike kulmore dhe obligim ndërkombëtar’.

“Nëse Perëndimi dhe Prishtina nuk dëshirojnë ta formojnë Bashkësinë e komunave serbe, ne e kemi të drejtën e plotë legjitime që vetë ta marrin fatin në duar tonë dhe ta formojmë Bashkësinë e komunave serbe”, tha Todosijeviq.

Lista Serbe ka marrë vendim të martën që të dalë nga Qeveria e Kosovës. Për këtë vendim asaj i është dhënë dhe mbështetja nga Beogradi zyrtar.

Related posts