
Ky është lajmi që po përhapet me shpejtësi në Instagram këto orët e fundit, e gjitha si pasojë e këtij postimi:
E nisur nga fakti që nga e njejta llogari Instagrami, kanë dalë informacione të para në lidhje me shumë koncerte të tjera të rëndësishme në vend, një prej tyre “Capital T’s Time Capsule”, mund të themi që është goxha e vërtetë.
Megjithatë asnjë detaj nuk është zbuluar akoma, por në ditët në vazhdim pritet që të lansohet kampanja e koncertit dhe të gjitha detajet e nevojshme.
Këngëtari është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat. Ai ka disa bashkëpunime me yjet botëror si: Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin, Madonna, J Balvin etj.
Këngët e tij numërojnë miliarda dëgjues në Youtube, Spotify, Apple Music, etj.