970×90
970×90

Komuna e Junikut vendosë që ditën e dielë ta bëjë pushim për bizneset në Junik

Komuna e Junikut vendosë që ditën e dielë ta bëjë pushim për bizneset në Junik

Komuna e Junikut, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka marr vendim që ditën e dielë ta bëjë pushim për të gjitha veprimtaritë e bizneseve të cilat veprojnë në këtë komunë, transmeton Gazeta Projekti.

Ky vendim duhet të fillojë të zbatohet nga data 26.01.2020, ndryshe Komuna parashehë gjoba për ata të cilët nuk e respektojnë. Në bazë të rregullorës, pushim nuk do ta kenë veprimtaritë: Barnarore, bukëpjekësit, pompat e derivateve dhe sallonet e bukurisë.

Komunikata e plotë:

E DIELA DITË PUSHIMI!
Për të gjitha veprimtaritë afariste që veprojnë në Komunën e Junikut e diela ditë pushimi

Njoftohen të gjithë qytetarët që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste brenda territorit të komunës së Junikut se nga E Diela e datës 26.01.2020, do të fillohet me implementimin e rregullores së re, ku është e përcaktuar që e Diela është ditë pushimi për të gjitha veprimtaritë në territorin e Komunës së Junikut me përjashtim veprimtaritë e cekuara mëposhtë:

•Barnatore
•Bukëpjekësit
•Pompat e Derivateve
•Sallonet e Bukurisë (për Sallonet e Bukurisë, dita e Martë do jetë ditë pushimi)

Mosrespektimi i kësaj rregullore nga ana e përfaqësuesve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre brenda territorit të Komunës së Junikut do të bie ndesh me rregulloren në fjalë dhe inspektoriati Komunal I Komunës së Junikut do të filloi me shqiptim të gjobave për mosrespektim të rregullores nga e Diela e datës 26.01.2020.


Komuna Junik

Related posts