Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel.
Thaçi ka thënë se me Borrel kanë diskutuar për perspektivën evvropiane dhe zhvillimet në Kosovë.
Presidenti ka theksuar se ka kërkuar që të përmushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, me të cilin diskutova për perspektivën evropiane dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.
Në këtë bisedë theksova se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe që janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE, si dhe kërkova që të përmbushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.
Ne u pajtuam rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.
E mirëpresim vizitën sa më të shpejtë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Republikën e Kosovës. HTH