
Tashmë skuadra e Barcelonës ka marr vendim që ta shkarkoj trajnerin e tyre, Ernesto Valverden.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në Spanjë, ku thuhet se Valverde do të takohet nesër me stafin dhe lojtarët për t’i thënë lamtumirë, shkruan Reporteri.net.
Pas dështimeve të fundit me klubin katalanas, Barcelona ka vendosur që të ndajë rrugët me teknikun e tyre, Valverde.
Sipas raporteve të fundit, Quique Setien pritet ta marrë drejtimin e Blaugranëve, ndërsa konfirmimi zyrtar do të bëhet pas pak.