Në Komisionin për Buxhet dhe Financa, është ftuar të raportojë ministri i Financave, Bedri Hamza.
Deputetes së Grupit të Deputetëve të Pavarur, Shqipe Pantina, i është vënë përpara letra e prezantimit, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, parti së cilës i përkiste ajo deri vonë.
Por që Pantina nuk ka duruar që aty të prezantohej në emrin e partisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Ajo e ka mbuluar me laps, shkurtesën “VV” duke e lënë vetëm “GP”. Pantina është rreshtuar bashkë me disa deputetë të tjerë, që u larguan nga Vetëvendosje, duke krijuar Grupin e Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës.