
Arbenita, ndër modelet më të paguara shqiptare.
Arbenita Ismajli është njëra nga modelet më të paguara shqiptare. Një fotosesion i saj kushton 2000 euro, mëson Gazeta Express.
Arbenita është bërë e njohur me bukurinë e saj natyrale dhe format trupore perfekte.
Ka filluar të merret me modelim që në moshën 16 vjeçare, kur për herë të parë u paraqit në videoklipin e këngës “S’jena mo”.
Tashmë një vit e gjysmë është pjesë e agjencisë amerikane “Elite”.
Për momentin Arbenita po qëndron në Stamboll, për pushime.