970×90
970×90
970×90
970×90

RUSI: AUTORITETET KOSOVARE VEPROJNË SIPAS SPONZORËVE TË PERËNDIMIT

RUSI: AUTORITETET KOSOVARE VEPROJNË SIPAS SPONZORËVE TË PERËNDIMIT

Rusia dënon ashpër incidentin në Mitrovicë, me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit, drejtor i të ashtuquajturës, Zyra për Kosovën, që, si qëllim, kishte “frikësimin e banorëve serbë atje”.

“Dënojmë ashpër incidentin e kryer atje, që për qëllim kishte frikësimin e serbëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse, noftojnë mediet serbe.

Gjithashtu, kjo ministri akuzon edhe misionin Eulex, që” vetëm vështron dhe nuk ndërmerr asgjë për të ndaluar aksionet e shqiptarëve të Kosovës”.

Tutje, kjo ministri thekson se “shqiptarët e Kosovës po veprojnë sipas këshillave të sponzorëve të tyre të vendeve perëndimore”, transmeton RTK.

Më tej, ministria e Jashtme ruse tërheq vërejtjen se “vazhdimi i kësaj linje rrezikon paqen në rajon”.

Related posts