970×90
970×90
970×90
970×90

Produktet teknologjike që bënë diferencën dekadën e fundit

Produktet teknologjike që bënë diferencën dekadën e fundit

një ditë më parë

Sigurisht çdo kompani e cila sjell një produkt të ri për botën, dëshirën të besojë se ka për të ndryshuar mënyrën sesi jetojmë dhe përjetojmë teknologjinë në të ardhmen.

Për fat të mirë nuk ka mungesë produktesh të cilat konsiderohen si revolucionare ose transformuese nga krijuesit e tyre në momentin kur prezantohen

Sigurisht çdo kompani e cila sjell një produkt të ri për botën, dëshirën të besojë se ka për të ndryshuar mënyrën sesi jetojmë dhe përjetojmë teknologjinë në të ardhmen.

Ata kështu mendojnë, dhe nganjëherë u del e ashtu siç e kishin imagjinuar. Në këtë artikull kemi 10 raste gjatë viteve 2010-2019 ku realisht produktet e kompanive ndryshuan mënyrën tonë sesi jetojmë dhe përjetojmë teknologjinë.

WhatsApp

Aplikacioni i komunikimit privat u lançua në Nëntor të 2009 por impakti më i madh erdhi në dekadën që pasoi. Në vitet e para themeluesit Jan Koum dhe Brian Acton tarifonin 1 dollarë në vit për shërbimin por kjo nuk e pengoi WhatsApp të rritej sidomos në vende si Brazili, Indonezia dhe Afrika e Jugut.

WhatsApp funksiononte thuajse me çdo pajisje moderne mobile. Gjithashtu enkriptimi fundor solli më shumë besim tek përdoruesit. Në 2014-ën u ble nga Facebook për 19 miliardë dollarë dhe sot është një prej aplikacioneve më të përdorura me 1.6 miliardë përdorues po aq i rëndësishëm sa edhe një rrjet social.

Apple iPad

Kur Steve Jobs tregoi për herë të parë iPad në fillim të 2010-ës, shumë njerëz dyshuan nëse ka hapësirë për një produkt të mesëm i cili ishte më i madh se një smartfon po më i lehtë se një laptop. A supozohej të kryenit telefonata me këtë gjë? Dhe ai emër i çuditshëm.

Ja që nuk kaloi shumë kohë dhe çipet brenda këtyre pajisjeve të reja ishin po aq të fuqishme sa të një laptopi. Në 2013-ën iPad ridefinoi çdo do të thotë i hollë dhe i lehtë ndërsa në 2015-ën iPad Pro ishte tableti i parë i kompanisë me një laps Stylus dhe procesor 64-bit. iPad-i sot nuk është thjeshtë një tablet, por kompjuteri i të ardhmes.

Uber (Lyft)

Kujt ja merrte mendja se disa të pasionuar të teknologjisë e kishin të vështirë të gjenin një taksi në mes të San Franciscos derisa shqetësimin e tyre e transformuan në teknologjinë inovative të dekadës? UberCab u lançua në Qershor të 2010-ës dhe njerëzit me të mund të thërrisnin një taksi me një buton në smartfon. Në ditët e para shërbimi operonte vetëm në disa qytete dhe kishte tarifë të lartë.

Lançimi i UberX në 2012 e ndryshoi ndërsa me ardhjen e Lyft në të njëjtin viti Uber tashmë kishte konkurrencë. Sigurisht shërbimi u përhap në mbarë botën por pati edhe probleme. Bashkëthemelues i kompanisë Travis Kalanick u largua ndërsa marrëdhënia e kompanisë me shoferët nuk ka qenë ndonjëherë më e brishtë.

Instagram

Kur nisi e gjitha, Instagram kishte të bënte vetëm me filtrat. Përdoruesit e parë e instaluan aplikacionin për filtrat “X-Pro II” dhe “Gotham”. Por bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger kishin një vizion përtej filtrave. Ajo çfarë Instagram bëri ishte fokusimi vetëm tek kamera duke eliminuar statuset dhe lidhjet e mërzitshme të rrjeteve të tjera sociale.

Instagram u ble nga Facebook në 2012, vetëm dy vite pasi u lançua. Tashmë ka edhe komunikim privat, histori me limite kohore dhe diçka të re të quajtur IGTV. Por esenca i ngelet: njerëzit hyjnë aty për të parë dhe për tu parë.

Tesla Model S

Nuk është makina e parë elektrike për masat por Tesla Model S ishte e para për mënyrën sesi kapi imagjinatën e adhuruesve të makinave. Tesla zhvendosi fokusin nga makina të vogla elektrike drejt veturave luksoze me pesë dyer si Model S që u lançua në Qershor të 2012. Në 2013-ën ishte makina e vitit për MotorTrend.

Normalisht nuk do të kalonte pa problemet e veta kryesisht me autopilotin i cili u përfshi në disa aksidente fatale por Tesla nuk ka këshilluar asnjëherë që drejtuesit të heqin duart nga timoni edhe pse autopiloti është në përdorim. Në fund kjo makinë nxiti një lumë inovacioni në treg dhe sot kompanitë tradicionale po garojnë për të kapur Teslan.

Oculus Rift

Related posts