
Kombëtarja e Kosovës në janar do të udhëtojë në Katar, ku do ta zhvillojë një miqësore me Suedinë. Atje “Dardanët” me gjasë do ta zhvillojnë edhe një miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Blic.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar se bisedimet me amerikanët kanë filluar rreth zhvillimit të një miqësore para ose pas miqësores me Suedinë. Ai ka theksuar për “Dukagjinin” se gjasat janë reale që kjo miqësore të realizohet.
Kosova po tenton të luaj disa ndeshje paraprake para ndeshjes së madhe që do ta zhvilloi kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, e cila do të jetë ndeshje definitive për fatin e saj në lidhje me kualifikimin në “Euro 2020”.