Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar situatën e krijuar pas arrestimit të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriq.
Ajo ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel parasheh që vizitat e tilla të paralajmërohen. Mirëpo siç ka thënë ajo duhet të respektohen kushtet e marrëveshjes për paralajmërim të ndonjë vizite.
“Nëse shkelen kushtet e marrëveshjes, atëherë pala tjetër mund ta refuzojë kërkesën për vizitë. Nuk kam shumë informacione për rastin e sotëm, por besoj që pala serbe ka i shkelur kushtet e marrëveshjes kur e ka bërë njoftimin. Kjo nuk është hera e parë që Marko Gjuriq bën shkelje dhe hyn ilegalisht në Kosovë. Në njërën nga rastet e mëhershme, unë pata marrë vendim që të mos i vazhdoja bisedimet në Bruksel derisa ai të mos kërkonte falje – gjë që ai e kishte bërë”, ka thënë Edita Tahiri për “Klan Kosovën”.