
Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq është kritikuar me të madhe, pasi siç thuhet, ka përdorur të njëjtën fotografi si të vitit të kaluar, me rastin e urimit për festat e fundvitit.
Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për një urim të saj ajo pozon para një peme Krishtlindjesh.
Dhe siç thuhet më tej, me gjasë pa shumë përpjekje, dikush nga ekipi i Kolindas, dhe kush e di – mbase ajo vetë, ka prerë foton në mënyrë që Kolinda të jetë pak më e zmadhuar sesa vitin e kaluar
Mediat kroate vënë në pah edhe faktin se përveç pozave të Kolindas, rregullimi i dekoratave në pemë dhe figurave nën pishë dëshmon se është me të vërtetë një fotografi identike.
Ndryshe Kitaroviq do të përballet me 5 janar me Zoran Milanovic në raundin e dytë të zgjedhjeve për president në Kroaci. Milanovic doli fitues në raundin e parë dhe tani pritet garë e fortë për postin mandati i së cilës zgjatë pesë vite./Express/
