970×90
970×90

Haradinaj jep lajmin e mirë për festat e fundvitit: Nga sot mësimdhënësit e viteve 90-ta, mund të marrin kompensim ligjor

Haradinaj jep lajmin e mirë për festat e fundvitit: Nga sot mësimdhënësit e viteve 90-ta, mund të marrin kompensim ligjor

Që nga muaji gusht mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë, presin të marrin kompensim ligjor.


Vlera e konvertuar në valutën euro për kontributin e tyre në mësimdhënie gjatë viteve të 90-ta nis nga 19 deri në 95 euro, varësisht nga koha sa kanë punuar.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë lajmin më të mirë në lidhje me këtë çështje. Haradinaj ka paralajmëruar se që nga sot mësimdhënësit do të marrin material për punën e tyre, shkruan Reporteri.net

” Lajm fantastik për mijëra arsimtarë dhe mësues si dhe për familjet e tyre, që kanë punuar në sistemin arsimor të Kosovës gjatë viteve 1990-1999.Ata nga sot do të marrin kompensimin ligjor e material për punën e tyre heroike”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj thekson se qeveria është angazhuar që ky ligj të miratohet, duke falenderuar njëkohësisht të gjithë mësimdhënësit që kanë kontribuar dhe që kanë mbajtur gjallë shkollën shqipe, duke i dhënë krah lirisë së Atdheut.

Related posts