970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

A po u përgjigjen ambasadoret konflikteve Tiranë-Prishtinë me këtë fotografi?

A po u përgjigjen ambasadoret konflikteve Tiranë-Prishtinë me këtë fotografi?

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka publikuar një fotografi me ambasadoren e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, duke ndjekur Koncertin e Organizuar nga Diaspora në DC në mbështetje të grave dhe fëmijëve të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se është tej mase mirënjohëse ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan për zemërgjerësinë e treguar këto ditë në ndihmë të Shqipërisë, derisa ka përgëzuar ambasadoren e Shqipërisë për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme. 

“Përgëzime Floreta për angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme”, ka shkruar Çitaku. 

Ndryshe, institucionet e Republikës së Kosovës dhe krerët politik në vend e kanë bojkotuar plotësisht nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, të bashkërenduar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq , për krijimin e një ‘Minishengeni Ballkanik’. 

Mospjesmarrja e Kosovës bëri të kryeministri Rama të hedh akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do të dëmtojë shtetin e Kosovës./

Related posts