
Marina Vjollca është rikthyer pas një kohe të gjatë në ekran dhe lirshëm mund të thuhet se mori gjithë vëmendjen.
Bukuroshja, e cila prej vitesh është e martuar me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, vazhdon të mahnisë me paraqitjet e saj në emisionin “Klanifornia”.
E tillë është shfaqur edhe së fundmi, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në llogarinë personale, Instagram.
E veshur me fustan të zi dhe me flokë të kapura, Vjollca duket e mahnitshme me pozat që ka marrë duke vënë në pah linjat trupore.
Megjithëse ndiqet nga një numër i madh i fansave në rrjetet sociale, ajo u komplimentua tejet shumë për këtë pamje.
E njëjta vazhdon ta sfidojë edhe motrën e saj, pasi të dy vajzat janë me emisione të ndryshme dhe shfaqen në të njëjtën kohë, raporton Telegrafi.
Sido që të jetë, Marina dhe Luana janë mjaft të komentuara që përveç pamjes emisionet e tyre janë shumë të shikuara.
