
Luana Vjollca është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.
Ajo gjithashtu është edhe një nga femrat më të komentuara në showbiz për jetën e saj profesionale dhe atë private.
Moderatorja bukuroshe dhe seksi është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku ndan me 1.6 milionë ndjekësit, momente të ndryshme nga përditshmëria.
Gjithashtu në profilin e saj nuk mungojnë as imazhet provokuese e seksi. Së fundmi ajo ka postuar një foto ku tregon se si do të shfaqet sonte në darkë, në episodin e radhës të emisionit “Shiko Kush Luan”.
Luana shfaqet e veshur me një fustan shumë stil dhe elegant. Në njërën anë fustani është shumë i shkurtër dhe i zbulon këmbën e gjatë, ndërsa nga ana tjetër është i gjatë. Gjithashtu edhe te pjesa e krahëve është ndryshe.
Poza e saj seksi ka marrë me mijëra pëlqime dhe me qindra komente, ku fansat për të disatën herë tregojnë se sa e duan moderatoren dhe se e mbështesin në çdo moment.