970×90
970×90

5 qytetet e Kosovës që kanë shpenzuar më së shumti para për dekorimin e shesheve për fundvit

5 qytetet e Kosovës që kanë shpenzuar më së shumti para për dekorimin e shesheve për fundvit

Prishtina për dekorimin e shesheve dhe rrugëve për këtë vit ka shpenzuar 63 mijë euro, ndërsa pas saj vjen Gjakova, Ferizaj, Deçani dhe Istogu, shkruan Gazeta Metro.


Në bazë të statistikave të prezantuara në këtë emision Prishtina për dekorimin e shesheve dhe rrugëve për këtë vit ka shpenzuar 63 mijë euro.

Qyteti i dytë që ka shpenzuar më shumë para për dekorim është Gjakova me 14 mijë euro.

Ferizaji qëndron në vendin e tretë sa u përket shpenzimeve për festat e fund vitit me 12 mijë euro të shpenzuara.

Në listën prej pesë komunave që kanë shpenzuar më së shumti për dekorimin e shesheve dhe rrugëve e katërta qëndron Komuna e Deçanit me 10 mijë euro.

Top pesëshen e komunave që kanë shpenzuar më së shumti në Kosovë e përmbyll Istogu me 5,800 euro të shpenzuara./dukagjini.

Related posts