970×90
970×90
970×90
970×90

Merkel i shkruan Haradinajt

Merkel i shkruan Haradinajt

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar një letër urimi për festat e fundvitit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ndihet i nderuar që ka pranuar këtë letër urim nga Merkel. 

Merkel ka uruar që viti 2020, të jetë një vit i paqes dhe përmbushjes për të gjithë.

“Me rastin e ndërrimit të motmoteve ju dërgoj Juve dhe Familjes tuaj Urimet e mia më të përzemërta dhe dëshirat për një Vit të ri me shëndet dhe gëzim. Le të jetë viti 2020 për të gjithë, një vit i paqes dhe përmbushjes”, thuhet në letër-urimin e Merkelit drejtuar Haradinajt.

Related posts