
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë një ofertë tjetër Lëvizjes Vetëvendosje, ai ka thënë se do t’ia japin atyre edhe një ministri, mirëpo Presidenti do të ju takon atyre.
Mustafa pas përfundimit të mbledhjes së partisë që ai drejton, ka shpalosur ofertën e re duke thënë se janë të gatshëm për koalicion kurdo që lideri i VV’së, Albin Kurti i thërret në takim ata.
“Ne e kemi dhënë një zgjidhje për kapërcimin e situatës. Takimin e kaluar ne kemi thënë që në qoftë se LDK-së i jepet presidenti atëherë ne do të japim një nga ministritë. Dmth ata i bëjnë një gjashtë ministri ne i mbajmë katër. Emrat i japin kur të vij koha si për ministra, zv. ministra. kryeparlamentarin, zv.kryeministrin”-shtoi Mustafa.
Mustafa tha se shpreson që koalicioni të arrihet para seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
“Në 2014 kemi arrit marrëveshjen pas gjashtë muajve dhe s’kisha dashtë që ky koalicion të lidhet pas 6 muajve, por të lidhet para datës 26 të këtij muaji, në mënyrë që të jetë e suksesshme seanca e Kuvendit të Kosovës. Çështja e Presidentit është një nga çështjet që duhet të diskutohet, sepse është një nga pozitat që do të sfidohemi gjatë kësaj periudhe dhe konsideroj se nuk është çështja që duhet domosdoshmërish të na bllokojë, sepse është çështje e zotimit, por ne do të vazhdojmë të punojmë me VV-në, do të verifikohemi me ta se a jemi serioz apo jo e nuk shoh arsye që VV nuk do të jap besimin ndaj partnerit të koaliciot, sepse ne kemi këtë besim për t’i dhënë kryeministrinë dhe nuk shtrojmë pyetje se a duhet të jetë apo jo. Takim i radhës do të jetë në momentin kur na ftojnë, jemi të gatshëm dhe kemi qenë të gatshëm edhe këto ditë. Në moment që na ftojnë ne do të ulemi.Ne kemi dhënë një propozim në takimin e fundit, të shtunën e kaluar se si të kalohet edhe kjo nuk kam parë ndonjë gatishmëri të VV-ja aty për aty që ta bëjnë këtë. U kam ofruar që në momentin që zgjidhjet presidentit i propozuar nga LDK-atëherë do t’ia japim një nga ministritë tona, pastaj që ne të vazhdojmë me tonat, por që ata nuk kanë dhënë përgjigje pozitive, por që kur ulesh në tavolinë gjenë mënyra që dikush mos të dalë më i nënshtruar apo më superiorë”, shtoi ai.
I pari i LDK-së tha se nuk flasin për ministri konkrete, por flasim për atë çfarë do të ndodhë nëse zgjidhet presidenti si propozim i LDK-së.
“Por nuk shoh një mënyrë për t’i trajtuar në mënyrë të veçantë ministritë, por që mendoj se të gjitha duhet parë njësoj. Ne nuk kemi përcaktuar emra as për ministra, as për kryeparlametar , as për zv/ministria, as për presidentin. Do t’i japim emrat e ministrave, kur Kurti duhet t’i prezantojë ato para Kuvendit të Kosovës. Do të japim emrin e kandidatit për presidenti në momentin kur fillon procedura e zgjedhjes. Nuk shohim arsye që prej sot të rezervojmë pozita për njerëz të përcaktuar, por që të kemi zotimin xhentëlmen në mes partive të koalicionit, që të përkrahin njëra-tjetrën. Nuk shoh arsye që të diktojë zotin Kurtin se a do të mbajë takime me strukturat e VV-së, e as Kurti të shprehë se çfarë duhet të bëjë unë, unë takimet i mbajë si kryetar i LDK-së dhe kanë për qëllim që anëtarësia dhe kryesia jonë të jetë e informua r se çfarë po bëjmë dhe t’i kemi në rrjedhë qëndrimet. Kjo është e dobishme edhe për mua,e dhe për Kurtin që koalicioni të jetë i qëndrueshëm, sepse kur bisedoj këtu me deputet ata e marri një obligim që t’i përbehen një marrëveshje që bëhet me Kurtin.Plani B i joni është në qoftë se ne e bëjmë qeverinë me VV-në, nëse se bëjmë ne s pranojmë asnjë mandat nga presidenti dhe s’bëjmë marrëveshje me partitë tjera sepse është rezultat i qytetarëve me votën që na kanë dhënë. Pra të jeni të sigurt se plani tjetër i fundit është që s’u morëm vesh dhe shkuam në opozitë sepse edhe opozita është çështja e ndershme sepse aty kontribuon. Por shpresoj se kemi hapësirë që s’do të vie deri tek ajo, sepse dy palët duhet bërë përpjekje që të bëhet qeveria sa më herët”, përfundoi Mustafa..