970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori gjerman në Kosovë tregon pritjet nga qeveria VV-LDK

Ambasadori gjerman në Kosovë tregon pritjet nga qeveria VV-LDK

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka deklaruar se qeveria e re që pritet të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të punon për Kosovën dhe popullin e saj, shkruan Gazeta Metro.


Heldt tha se Gjermania do të mbetet si partner i rëndësishëm dhe do të bashkëpunon mëtejmë me Kosovën, mirëpo qeveria e re duhet të punon më shumë për popullin e saj.

“Të punojë për këtë vend dhe popullin e tij. Ne, si partnerët më së shumti të angazhuar në Kosovë, që në gusht e kemi thënë çfarë do të çmonim si kornizë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejme. Nuk ka shumë për t’i shtuar asaj deklarate, sepse varet nga partitë fituese, LVV dhe LDK të vendosin për pikat e përbashkëta programore të agjendës së tyre të përbashkët qeverisëse”, ka thënë Heldt. 

Ndërsa në syrin e ambasadorit gjerman, VV dhe LDK si po duket janë duke pasur një mirëkuptim të ndërsjellë.

“Me sa kuptoj unë, pa e parë përmbajtjen, ata duket se kanë mirëkuptim të ndërsjellë. Kjo është gjë e mirë, sepse njerëzit me të drejtë presin nga të dy palët që ato ta ndajnë një agjendë qeverisëse ambicioze dhe përmbajtjesore. Ne, si partnerë jemi këtu për ta mbështetur atë, siç e kemi bërë në të kaluarën”, ka thënë Heldt për Telegrafin.

Tutje ambasadori gjerman ka shtuar se “është esenciale të jesh në gjendje të punosh me një qeveri të dijshme, profesionale për t’ua kthyer qytetarëve më të shumtën nga ajo që ne arrijmë së bashku”, tha Heldt./

Related posts