Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, ishte Shpend Ahmeti që mblodhi strukturën dhe ofroi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të këtij subjekti.
”Pas rezultatit që kemi marrë, Shpendi e ka ofruar dorëheqjen”.
”Përgjatë dy viteve, kemi pasur një strategji të gabuar, e cila ka qenë mungesë e dijes së duhur mbi disponimin shoqëror që ka ekzistuar. Kemi qenë të vetëdijshëm për diskursin popullit që Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë në problemin e ndarjes”.
”Në situata të tilla kur krijohen kampet, dikush që tenton, bëhet racional, gjykoht sikur është pjesë e një kampi i cili e mbron pushtetin”.
”Nga fillimi kur ja vumë emrin partisë, e deri tek momenti kur kemi vendos për të garuar me AAK-në. Ndërkohë e kemi vendosur një rregull të bashkëpunimit dhe normalizimit të dallimeve”.
”Problemi është që shumë shpesh ne i harrojmë referencat sepse Vetëvendosje ka bashkëpunuar aq shumë me AAK-në madje është shpallur Ramush Haradinaj kandidat për Kryeministër”.
”Situata është ndryshe prej asaj kohe dhe thjeshtë njerëzit kanë votuar”.
Ai në Zonën B, foli edhe për ndikimin në zgjedhje ndarja nga Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
”Ne jemi gjendur në një situatë të palakmueshme. Ndarja prej Vetëvendosjes ka qenë lloj traume dhe dhimbje në të njëjtën kohë. Këtë lloj traume e këtë ndarje na është dashur ta shndërrojmë në një diskurs kritik dhe vetëm ai ka mundësi të jetë horizonte për një projekt të ri që është ndryshe nga ai në Vetëvendosje”.
”Gabimi ynë kryesor ka qenë se ne nuk kemi shpjeguar, apo kritikuar. Ne kemi treguar rrëfime që kanë qenë rrëfime dhe përvoja personale. Këto rrëfime duhet t’i shtrojmë në një shtrat dhe një model të caktuar”.
”Këtë problem dhe këtë dështim jemi duke e paguar. Nuk ka pasur një vendim të prerë, por kjo është situata në të cilën jemi. E mirë është situata që e kemi kuptuar se kjo është arsyeja që jemi këtu ku jemi”.
”Gjatë krejt kohës ne nuk e kemi nisur atëherë një projekt të ri, por gjatë krejt kohës, kemi qenë në një lloj sikleti se si të dukemi më racional si me e bë dallimin në kuptim të sjelljes njerëzore”.
”Nuk kanë pasur asnjë skrupull drejt ligjimit të krejt këtij procesi. Ne nuk kemi qenë sa duhet të vetëdijshëm në mënyrën e vlerësimit të tyrë në opinionin publik”.