970×90
970×90
970×90
970×90

Zyberaj: Gjuriq është futur ilegalisht, udhëheqësit e Kosovës e dinin planin e arrestimit

Zyberaj: Gjuriq është futur ilegalisht, udhëheqësit e Kosovës e dinin planin e arrestimit

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për arrestimin e shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.

“Policia s’ka bërë asgjë tjetër, përveçse e ka respektuar ligjin. Aksioni ka zgjatur vetëm 5 minuta”, ka thënë Jetlir Zyberaj në T7.

Ai ka thënë se udhëheqësit e vendit, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, kanë qenë të informuar për aksionin e policisë.

Zyberaj po ashtu ka thënë në T7 se autoritetet kosovare besojnë se Gjuriq është futur në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale.

Sipas tij, Gjuriq dyshohet të ketë hyrë në Kosovë mbrëmë, nëpërmjet rrugëve alternative, dhe jo nëpërmjet ndonjë pike kufitare.

Megjithatë, ai ka shtuar se kjo nuk është vërtetuar ende zyrtarisht.

“Forcat speciale të policisë janë dislokuar në veri sot. Ende nuk e kemi saktësuar si është futur ai. Është në proces policia në këtë drejtim”, ka thënë Zyberaj në T7.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/keshilltari-i-pacollit-gjuriq-eshte-futur-ilegalisht-udheheqesit-e-kosoves-e-dinin-planin-e-arrestimit-516495/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts