
Gazetarja Jeta Xharra i ka bërë një pyetje të pazakontë kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z.Kurti, në lidhje me opinionin publik në Republikën e Shqipërisë.
“Pse nuk të duan në Shqipëri?” – e ka pyetur ajo, duke e pasur fjalën te shumë polemistë që e kanë kontestuar figurën e tij, përcjell Periskopi.
Kurti ndërkohë ka thënë se atë nuk e kishin dashur edhe më herët, duke bërë referencë me kohën sa ai nuk ishte kryetar i partisë së parë në Kosovë.
Më tej, gazetarja e pyeti mos një gjë kishte të bënte me idenë që promovonte Kurti, atë të Bashkimit Kombëtar por kjo u mohua nga lideri i Vetëvendosjes.
Xharra e ka quajtur hapur “me tendenca autokrate” z.Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, duke e pyetur Kurtin se a do të ishte njësoj si ai kur të vinte në pushtet.
Ish anëtari i thjeshtë i Vetëvendosjes deklaroi se ai ishte më së gjati në opozitë dhe nuk do të prishej në pushtet.
Kujtojmë se Kurti kishte zhvilluar debate të ashpra në Republikën e Shqipërisë me shumë analistë që nuk pajtohen me idetë e tij.