970×90
970×90
970×90
970×90

Këto janë dy pozitat për çka nuk po mund të pajtohen Albin Kurti me Isa Mustafën

Këto janë dy pozitat për çka nuk po mund të pajtohen Albin Kurti me Isa Mustafën

Pazaret politike dhe ndarja e pushtetit mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po bëjnë që të dy partitë të mos arrijnë koalicionin qeverisës mes tyre

Pika më e nxehtë dhe ajo kryesore vazhdon të mbetet pozita e Presidentit, pozitë kjo që tani është kusht nga ana e LDK’së për arritjen e koalicionit me VV’në.

Por, nga Vetëvendosje nuk po pranojnë që pozita e Presidentit të negociohet dhe të futet si marrëveshje koalicioni mes dy partive, madje kanë thënë se mund të shkojnë në zgjedhje të reja por mos të flasin për këtë pozitë, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, nga ana e LDK’së kanë thënë se pozita e Presidentit duhet të diskutohet tani, zyrtarët e kësaj partie kanë thënë se kjo pozitë i takon atyre dhe tanimë është futur si pjesë e marrëveshjes.

Në këtë pozitë do të vjen lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, si pasues i Hashim Thaçit në vitin 2021, këtë e kanë konfirmuar edhe dy nënkryetarët e partisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu gjatë prononcimeve nëpër media.

Kujtojmë se as pas dy muaje, VV dhe LDK nuk po munden të arrijnë koalicionin qeverisës për formimin e Qeverisë së re, kjo për shkak të pozitës së Presidentit dhe ndarjes së ministrive.

Related posts