Policia e Kosovës ka dhënë një sqarim shtesë lidhur me ndalimin e zyrtarëve serbë për të hyrë në Kosovës.
Policia e Kosovës ka thënë se ministrit të Kulturës të Serbisë, Vladan Vukosavljeviq i është lejuar hyrja në Kosovës, por një gjë të tillë ai nuk ka dashur ta bëj vet.
“Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës z.Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi”, ka sqaruar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, hyrja e Vukosvljeviqit planifikohej të bëhej në Merdare dhe jo në Jarinjë.
“Vizita e lejuar e z.Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.