Në Snowopolis të Anahajmit (Kaliforni) shërbehet një akullore me flori 24 karat. Me një çmim prej 15 dollarësh, kjo akullore me vanilje mund të konsumohet e gjitha, përfshi floririn.
Kjo akullore është bërë e famshme pasi motrat Kardashian e postuan në rrjetet e tyre sociale. Sa për shijen, ata që e kanë provuar thonë se floriri e plotëson më së miri vaniljen dhe shtojnë se mund të hahet pa merak.
Fillimisht, kjo akullore ishte menduar të ishte e disponueshme vetëm për një kohë të caktuar, por, duke marrë parasysh kërkesat e shumta për të, u mbajt në menu.