35 vjeçarja nga Florida Carol Stone u arrestua të mërkurën pasi dyshohet se “ka goditur burrin shumë herë” në kokë dhe fytyrë pasi bashkëshorti i saj harroi përvjetorin e tyre të martesës.
Sipas policisë, burri e regjistroi incidentin me telefonin e tij celular dhe ia dorëzoi organeve hetuese. Në video shihet qartë kur gruaja e godet burrin e saj.
Më vonë gruaja e konfirmoi në polici se ajo e kishte sulmuar burrin e saj, me justufikimin se ai kishte harruar një ditë të veçantë për të.
Raporti i arrestimit thotë se ajo ishte akuzuar për dhunë të lehtë dhe ishte dënuar për një vepër minore.