970×90
970×90
970×90
970×90

Kufjet wireless dyfishojnë shitjet e veshjeve elektronike

Kufjet wireless dyfishojnë shitjet e veshjeve elektronike

Nëse e urreni faktin që kufjet tradicionale 3.5mm nuk mund ti përdorni me disa modele telefonësh, atëherë kemi lajme edhe më të këqija për ju.

Kjo pasi prodhuesit e telefonëve nuk kanë për të ndryshuar mendje në lidhje me të ardhmen e kufjeve e cila është wireless e aq më pak kur shitjet e tyre janë dyfishuar.

Sipas IDC, 84.5 milionë veshje elektronike janë shitur në tre mujorin e tretë të 2019. Kjo është një rritje me 94.6% krahasuar me një vit më parë.

Shitjet kanë ardhur si rezultat i rritjes së kërkesës për kufjet wireless. Edhe pse disponueshmëria e opsioneve me kosto të përballueshme rritje performancën e veshjeve elektronike në treg, Apple zë pjesën më të madhe të tregut.

Rritja e popullaritetit të kufjeve si AirPods të cilat nuk përshkruhen me kosto të përballueshme, e vendosin Apple në krye të tregut me 35% të tij.

Xiaomi vinte në vendin e dytë me 12.4 milionë veshje elektronike të shitura falë linjë Mi Band. Samsung është në vendin e tretë dhe kjo falë kufjeve si Galaxy Buds. Huawei dhe Fitbit janë në vendin e katërt dhe të pesë me 7.1 dhe 3.5 milionë pajisje të shitura.

loading…

Related posts