
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur përsëri për fotografinë që shkaktoi shumë reagime me anëtarin e Kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla.
Sipas Gjuriq, Sveçla është njëri prej bashkëpunëtorëve më radikal të Albin Kurtit, dhe njëri ndër politikanët më ekstrem shqiptarë, shkruan lajmi.net.
“Ai është një prej politikanëve më ekstrem shqiptarë dhe një prej bashkëpunëtorëve më radikal të Albin Kurtit. Përfaqësuesit e disa partive tjera politike nga Kosova nuk kanë ardhur në këto bisedime, por se këto fotografi i kanë përdorur për përleshje të brendshme me Lëvizjen Vetëvendosje”, citohet të ketë thënë Gjuriq.
Fotografia e publikuar të shtunën e takimit të zhvilluar në Tiranë ku shihen në një tavolinë të ulur Marko Gjuriq e Xhelal Sveçla, ka ngjallur reagime jo vetëm një Kosovë.
Në Serbi, partinë e Gjuriqit e kanë akuzuar për negociata të fshehta për futjen e Listës Serbe në Qeverinë Kurti.