Organet e Kosovës ia kanë ndaluar ministrit të Mbrojtjes të Serbisë Aleksandar Vulin që ta vizitojë Mitrovicën, ku ishte nisur me qëllim që ta vizitojë familjen Vuçetiq, njoftoi agjencia e lajmeve Tanjug, duke iu referuar burimeve të veta.
Arbresh transmeton se, Vulin që nga 2013-ta për çdo vit vjen në veri të Mitrovicës te familja Vuçetiq, mbi shtëpinë e së cilës ishte hedhur një bombë, në shpërthimin e së cilës atëherë ishin plagosur fëmijët Borivoje dhe Milica Vuçetiq.
Nga mëngjesi i sotëm drejt veriut janë nisur forca të mëdha të policisë speciale ROSU. Sipas medias serbe, qëllimi ka qenë që të arrestohet drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, i cili bashkë me Vulinin kishte paralajmëruar se do të vinte sot në Mitrovicë.