Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot në Berlin me ish të dërguarin e posaçëm të Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, Frank Ëisner si dhe me ish-përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë i aletëve, shkruan lajmi.net.
Duke u shprehur mirëonjohës për rolin e tyre, Thaçi ka përmendur se ishte pikërisht Ashton e cila ka lehtësuar arritjen e marrëveshjes së vitit 2013.
Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre.