970×90
970×90
970×90
970×90

Jahti që shkatërroi Vetëvendosjen

Jahti që shkatërroi Vetëvendosjen

Shpend Ahmeti sot një vit ishte fotografuar në jahtin e Devollëve në Budva të Malit të Zi. Atë natë edhe kishte nisur plasaritja e parë e Vetëvendosjes, e cila kulmoi me çarje të kësaj partie këtë muaj.
Sot një vit, një fotografi e shkrepur në Budva të Malit të Zi kishte mbushur ballinat e portaleve dhe gazetave kosovare.

Në foto shihej Shpend Ahmeti brenda një jahti luksoz, pronë e oligarkut nga Peja, Blerim Devolli.

Shpend Ahmeti ishte munduar ta kalojë këtë situatë, thuajse asgjë s’kishte ndodhur, por e vërteta është se pikërisht atë natë kishte nisur edhe përçarja e Vetëvendosjes.
Përçarje kjo që javën e kaluar u zyrtarizua përmes dorëheqjes së Shpend Ahmetit dhe krijimit të Grupit Parlamentar të deputetëve të ikur nga Vetëvendosje.

Shpend Ahmeti kishte shkuar në Budva menjëherë pasi kishte përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosova me Islandën, që luhej në Loro Boriqi të Shkodrës.

Por, pavarësisht arsyetimeve të Shpend Ahmetit, Albin Kurti nuk ia kishte falur. Pak ditë më vonë, në një fjalim para Kuvendit të Kosovës, Kurti goditi rëndë shokët e Shpendit, kompaninë Devolli.

Sot lidhja e Shpend Ahmetit me Devollët është e pamundshme që të mbulohet. Sipas njerëzve të Kurtit, pikërisht kjo lidhje edhe rezultojë me përçarje të partisë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë ndikimi i kësaj koorporate në krijimin e partisë së re të Albin Kurtit.

Related posts