Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk po iu ndahet bukurive natyrore, bjeshkëve të vendit.
Haradinaj, kohëve të fundit, pothuajse çdo fundjavë, viziton një vend ndryshe të Kosovës.
Javën e kaluar ai ka vizituar bjeshkët e Istogut, ndërsa sot malet e larta të Suharekës.
Ai sëbashku me miq të tij, është ngjitur këtyre bjeshkëve të thepisura, duke treguar kështu për dashurinë që ka për natyrën.