970×90
970×90
970×90
970×90

Edi Rama fton Bashën në tryezë: Të bashkohemi kundër tërmetit

Edi Rama fton Bashën në tryezë: Të bashkohemi kundër tërmetit


Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitterit ka ftuar opozitës që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin.

Rama shkruan se tashmë është koha me u ftilluar.

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike

@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

Related posts