
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është vënë në ndihmë të personave të prekur nga tërmetet që prekën Shqipërinë.
Gjatë ditës së mërkurë, ajo së bashku me shumë persona të tjerë u nisën drejt Durrësit për të ndihmuar nevojtarët që janë prekur nga tragjedia e fundit.
Ndërkohë, në një shkrim të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Ronela Hajati ka bërë thirrje që të mos keq shfrytëzohen fondet e mbledhura për ndihmë ndaj banorëve të Thumanës dhe Durrësit.
Këngëtarja gjithashtu shkruan se ka informacion që disa nga gjërat e mbledhura nuk po shkojnë në vende si duhet, ndaj iu bën thirrje qeverisë por edhe personave të caktuar që të mos e shfrytëzojnë këtë rast për të përfituar.
“Jemi bashkuar kaq shume kete rradhe per kete fatkqesi,por organizimi eshte i tmerrshem! Nuk ka nje ekran te shfaqen numra te familjeve qe duan te strehojne, transporti teper i rralle per familjet qe duan te levizin! Mbase tingellon ashper por ndihmat jane te shumta sa mund te ushqehet nje Shqiperi e tere! Ku po shkojne gjithe keto? Afroheshin njerez te paprekur duke vjedhur batanije e ushqim e nderkohe ka gjithe ata te tjere qe nuk iu ka arritur asgje! Kane ndohur ne bote katastrofa gjigande natyrore e veprimet dhe ndihma e shpejte kane qene absolute!Ju lutem me dore ne zemer te organizohen veprimet e mos shperdoroni”, ka shkruar Hajati në Instagram.