970×90
970×90
970×90
970×90

Rekaliu: Taksa e lartë për të hyrë në Shqipëri dëmton ekonominë, bizneset dhe familjet

Rekaliu: Taksa e lartë për të hyrë në Shqipëri dëmton ekonominë, bizneset dhe familjet

Deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu konsideron se taksa rrugore e vendosur për automjetet që do të udhëtojnë nga Kosova në Shqipëri, është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto të panevojshme për bizneset e sidomos familjet kosovare që kanë frekuencë të lartë në bregdetin shqiptar.
Rekaliu thotë se Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, duhet të vendos kontaktet dhe të zhvillojë negociatat me Qeverinë e Shqipërisë për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe të përballueshme për qytetarët e Kosovës.

“Në të kundërtën, një politikë e tillë e pa menduar dëmton rëndë përpjekjet për të fuqizuar shkëmbimet ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore, sportive si interes i deklaruar strategjik nga të dy qeveritë”, shkruan ai në FB.

Related posts