970×90
970×90
970×90
970×90

Gjiganti grek hap dyert e stadiumit për grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë


Pas klubit italian Lazio, numrit të klubeve që kanë filluar të grumbullojnë të ardhura për t’u ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri është edhe gjiganti grek, PAOK.

31 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, raporton Gazeta Express.

Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërsa së fundi dyert e stadiumit i ka hapur edhe klubi i madh grek, Paok.

“Të gjithë së bashku të mbështesim nismën e Paok për të ndihmuar të prekurit në Shqipëri nga tërmeti!”, shkruhet në llogarinë e klubit grek.

“Sepse të gjithë së bashku mund ta bëjmë botë pak më të mirë…”

Klubi grek ka hapur dyert e stadiumit duke ftuar qytetarët të sjellin ndihma.

Ndihmë kanë dhuruar edhe tifozët e shumë klubeve nga Kosova e Shqipëria gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa disa qytetas të Shqipërinë kanë ardhur në Kosovës për t’u strehuar derisa të qetësohet situata. /Gazeta Express/

Related posts