
Tragjedia në Shqipëri ka prekur të gjithë, shqiptarët janë mobilizuar për t’iu dalë në ndihmë të prekurve, shkruan lajmi.net.
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj u ka bërë thirrje publike disa prej emrave të njohur të estaradës që ta ndihmojnë Shqipërinë.
Duke pasur parasysh se ata kanë numër të madh të ndjekësve, një shpërndarje e tyre sipas Eminës mund të ju ndihmojë shumë.
Ajo ua ka bashkangjitur edhe linkun për të dhënë donacione.