Ka shkuar në 15 numri i personave të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta.
Lajmi i fundit është se e vdekur është gjetur edhe një foshnje, si dhe një person tjetër.
I vdekur është gjetur edhe një polic në qytetin e Durrësit të cilën e ka zënë tërmeti brenda objekti ku po kryente shërbimin, konkretisht në kavalishencën e Ministrisë së Brendshme.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani rreth 600 persona kanë marrë ndihmën e shpejtë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Kurbin dhe Krujë.