Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca deklaroi sot se “Bashkimi Europian mbetet në kontakt me autoritete për të dhënë ndihmë ndaj të dëmtuarve nga tërmeti”.
“Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi”, shprehet ai.
Po ashtu, Soreca thekson se Bashkimi Europian qëndron pranë popullit shqiptar dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë”. a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.