Fluksi i madh i veturave dhe mjeteve tjera ka bërë që kufiri Kosovë-Maqedoni të bllokohet. Kjo po shkakton pritje dhe kolona të gjata.
Raportohet se shkaktare e kësaj kolone është rënia e sistemit kompjuterik të kufirit.
Qytetarët që ia kishin mësyrë sot Maqedonisë janë detyruar të presin me orë të tëra për ta kaluar pikat kufitare. Njejtë ka ndodhur edhe gjatë ditës së shtunë.