Gjithçka nisi me vendimin e PZAP-it për anulimin e votave të ardhura nga Serbia, gjë që sipas të gjitha gjasave ia mundëson Nismës, AKR-së e PD-së, hyrjen në parlament.
Kësisoj, Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, teksa nga Nisma po pretendojnë se në QNR anëtarët e kësaj partie po tentojnë të vjedhin vota.
Këto pretendime i ka lëshuar Endrit Zabërgja, vëzhgues i Nismës në QNR.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në pamundësi për të grabitur mandate, Vetëvendosje në QNR po synon të vjedhë vota.
Postimi i plotë i tij:
Tinëzarët qyqarë të Vetëvendosjes, të cilët nuk po mund ta kontrollojnë mllefin që u shkaktua nga anulimi i votave SRPSKA, po e manifestojnë me sulme nga mbrapa sepse ju mungon guximi për ballafaqim direkt dhe me argumente.
Në pamundësi për të grabitur mandate, ata në QNR po synojn të vjedhin vota duke tentuar ti bëjnë votat tona të pavlefshme, përderisa rinumërimi është afër përfundimit.
Matrapazë hipokrit, kaq e patët për QNR, shihemi në përballjet tjera politike!.