970×90
970×90

Unikkatil rikthehet me një koncert ja me cilën datë dhe ku

Unikkatil rikthehet me një koncert ja me cilën datë dhe ku



Hip hop ylli shqiptar, Unikkatil, gjatë kësaj vere ishte mjaft aktiv me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore anë e mbanë trojeve shqiptare, duke qenë i pranishëm thuajse në çdo vend. 

Por, i njëjti ka njoftuar se do ti rikthehet skenës me 30 nëntor me rastin e festës së Pavarsisë

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të hedhur në rrjetin social, Instagram, ndërsa tregon se koncerti i tij i radhës do të mbahet në Luzern të Zvicrës.

“Shihemi për festën e pavarësisë, 30 nëntor”, ka shkruar krahas postimit 38-vjeçari, i cili mori edhe komente të ndryshme nga fansat, që janë të shumtë në numër.

Ndërkohë, gjatë një koncerti të reperit të mbajtur në qytetin e Gjilanit këtë verë, ai u kërcënua me jetë nga rivali i tij, Duda, madje ky i fundit krijoi një ‘zhurmë’ mjaft të madhe rreth kësaj në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, Unikkatil vazhdon të jetë një prej artistëve më të kërkuar e më të suksesshëm shqiptarë, i cili njëherësh shquhet edhe për një numër të madh të këngëve që i ka sjell ndër vite.

“Shqiptar”, bashkëpunimi me reperin Mozzik mbetet kënga e fundit të cilën e lansoi në korrik dhe në YouTube tanimë ka kaluar shifrën e gjashtë milionë shikimeve. 

Related posts