Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimet që bashkë me bashkëpartiakë ka zhvilluar sot me ambasadorin amerikan dhe një delegacion të Bundestagut gjerman.
Osmani thotë se e ambasadorin Kosnett e njoftuan për njoftuam rreth ecurisë së diskutimeve për krijimin e Qeverisë me VV dhe e siguruam se LDK është e interesuar që institucionet e reja të ndërtohen në përputhje me vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur qartë më 6 tetor, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Sot gjatë ditës kishim takime shumë produktive me:
-Ambassadorin Kosnett, të cilin e njoftuam rreth ecurisë së diskutimeve për krijimin e Qeverisë me VV dhe e siguruam se LDK është e interesuar që institucionet e reja të ndërtohen në përputhje me vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur qartë më 6 tetor. 🇽🇰 🇺🇸 ;
-Delegacionin e Bundestag-ut gjerman, në përbërje të deputetëve Erwin Rüddel dhe Maria Klein-Schmeink nga Komisioni i shëndetësisë, ku diskutuam lidhur me rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë. 🇽🇰 🇩🇪 ;
-Me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, ku diskutuam lidhur me prioritetet e Qeverisë së ardhshme dhe nevojën që të kemi stabilitet makro-fiskal dhe investim në kapitalin tonë njerëzor.