970×90
970×90
970×90
970×90

Negociatat e Shqipërisë me BE-në, reagon për herë të parë Aleksis Cipras

Negociatat e Shqipërisë me BE-në, reagon për herë të parë Aleksis Cipras

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka informuar homologët e tij në samitin e Bashkimit Europian, mbi negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Pata rastin t’i informoj drejtëpërdrejtë homologët e mi mbi negociatat që po zhvillojmë në kohë reale, me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë”, tha Tsipras gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit të radhës.

Tsipras sqaroi se këto negociata dypalëshe janë në zhvillim e sipër, dhe pastaj deklaroi: “Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e dakorduara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Shefi i qeverisë greke u ndal më gjatë në çështjen e Maqedonisë, nisur dhe nga fakti që ministri i jashtëm grek ishte në Shkup për takime me palën maqedonase dhe shqiptarët e atjeshëm, raporton korrespondenti i Ora News nga Athina.

“Posaçërisht me Shkupin kërkojmë një kompromis të ndershëm, që do të jetë i doboishëm jo vetëm për të dy vendet, por edhe për Europën në tërësi”, tha Tsipras.

Kryeministri grek theksoi se do të jetë një ngjarje shumë e rëndësishme samiti i Sofies për Ballkanin perëndimor që do të mbahet në muajin maj, ndërsa shtoi se edhe në samitin e radhës të qershorit, do të diskutohet për zgjerimin e BE-së.

Related posts