970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Zhvillime të papritura, Xhavit Haliti thotë se është në burg

Zhvillime të papritura, Xhavit Haliti thotë se është në burg


Sot është raportuar se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale. Por, ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë, pasi gjendet në Berlin

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës tani për lajmi.net është shprehur se tani është në Berlin dhe nuk di asgjë për ndonjë ftesë.

Ai  në një deklaratë për Periskopin është tallur për ftesën e Speciales, duke thënë se është në burg duke e ngrënë e duke pirë, shkruan Periskopi.

“Unë jam në Berlin, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Nuk kam ndonjë informacion se kam ftesë nga Specialja.”, tha Haliti

Vlen të theksohet se nga Specialja deri më tani janë ftuar mbi 250 ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.

Related posts