970×90
970×90

“Për ty Kosovë”, kënga që e kallë atmosferën para ndeshjes, së Kosovës me Çekinë dhe Anglinë

“Për ty Kosovë”, kënga që e kallë atmosferën para ndeshjes, së Kosovës me Çekinë dhe Anglinë


Në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme të Kosovës, atë me Çekinë dhe Anglinë, shumë figura publike janë përfshirë në frymën e futbollit.

Këngëtari i njohur nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani, Buraku, Valoni, Gjoni dhe Osmani, kanë publikuar së fundmi një këngë dedikuar fuqizimit dhe mbështetjes ndaj djemve të Përfaqësueses së Kosovës.

“Për ty Kosovë” titullohet kënga e re e tyre, e cila është me motive popullore dhe patriotike.

Për muzikën është kujdesur Valdrin Abazi, gjersa producent i këngës është Valon Biba.

Teksti është një miksim i këngëve të famshmëve “Besa Besë” nga Dani, “Kosovë ty të njeh historia” nga Burak Vehapui, “Ministrin e Londrës” nga Valon dhe Gjon dhe “Ano moj Kosovë” nga Osman Imeraj.

Kënga ka motiv patriotik dhe përkrahës ndaj Përfaqësueses, e cila ka para këtë javë dy ndeshje shumë të rëndësishme, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. 

Related posts