Gryka e Rugovës tash e tutje do të ketë edhe një atraksion. Bëhet fjalë për Urën Tibetiane, për ndërtimin e së cilës janë shpenzuar rreth 14 mijë euro.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka publikuar pamje të saj në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur këtë urë “një super atraksion”.
“Ura Tibetiane në Grykën e Rugovës: një super atraksion i ri për Pejën!”, ka shkruar Muhaxheri.
Ndryshe, për realizimin e këtij projekti Komuna e Pejës kishte ndarë mbi 14 mijë euro.
“Komuna e Pejës shpërblen me kontratë BK – CONSTRUCTION SH.P.K.; N.P.T. Berisha Com, në vlerë totale të ofertës: 14.610,00€”, thuhej në njoftimin për dhënie të kontratës. /Express